Russell Westbrook të martën mbrëma ka shënuar të 41-in dyshifror të trefishtë, në ndeshjen e Oklahoma City Thunder me Milwaukee Bucks.
Kështu asi i Thunder barazoi rekordin e Oscard Robertson, të edicionit 1961-62, duke çuar veten në një tjetër nivel në NBA.
Westbrook i mjaftuan 12 pikë, 13 ribaunde dhe po kaq asiste, pa pasur nevojën për t’u sforcuar në këtë ndeshje sepse Westbrook mori një ndihmë të madhe edhe nga shokët e skuadrës.
Me këtë rumbullakësim, të gjithë në këmbë në Chesapeake Arena falënderuan lojtarin më të mirë të sezonit të rregullt në NBA.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.