Houston Rockets ka mposhtur Oklahoma City Thunders me rezultat 105:99 duke e përmbyllur serinë e tyre 4:1 meqë rast kanë avancuar në gjysmëfinale të konferencës perëndimore të NBA.
James Harden udhëhoqi skuadrën vendëse me 34 pikë ndërkaq 47 pikët, 9 asistimet dhe 11 kërcimet e Russell Westbrook nuk e shpëtuan Oklahomën nga eliminimi.
Tani, gara për MVP mes Westbrook që pati mesatare prej triple-double në sezonin e rregullt dhe Harden, bëhet edhe më e zjarrtë, pasi që fansat e basketbollit po presin nën ethe ta kuptojnë se kush do ta fitojë këtë çmim prestigjioz.
https://www.youtube.com/watch?v=9jENgcn4xRY
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.