Lajmet e fundit

Kanye West do të mbetet në spital edhe për pak kohë
Reperi i famshëm nuk është gati që të kthehet në shtëpi, ka thënë një burim për eonline duke shtuar se gjendja e tij nuk është aq e mirë.
“Kanye është person i atillë që nëse lirohet dhe nuk është plotësisht i gatshëm mund të rikthehet në rrugën e vjetër”.
“Ai ka nevojë për këshillim edhe pse kishte një orar të stërngarkuar me punë”.
“Ai është i dehidruar dhe i plogësht. Nuk është vetvetja”, ka thënë ky burim, transmeton Klan Kosova.