Lajmet e fundit

Klubi anglez,West Ham është i interesuar të sigurojë shërbimet e sulmuesit boshnjak, Edin Dzeko pasi që këtij të fundit kontrata me Romën i skadon në vitin 2020.
Paga prej katër milion eurosh e Dzekos konsiderohet si shumë e lartë nga italianët, kurse ‘në një këmbë’ është duke pritur West Ham për ta blerë atë njofton calciomercato.com, përcjell Klan Kosova.
‘Çekanët’ kanë bërë gati rreth 25 milionë euro, shumë kjo e cila do të luhaste dëshirën e romakëve për ta mbajtur sulmuesin 32 vjeçar.
Dzeko në vitin 2015 kaloi nga Manchester City në Roma fillimisht si huazim pastaj u ble nga klubi italian për një shumë prej 15 milionë eurosh.