Lajmet e fundit

West Ham United ka arritur që t’ia shkaktojë një humbje befasuese ekipit të Liverpool, duke e mposhtur me rezultat 3-2.
Të parët që kaluan në epërsi ishin pikërisht West Ham, ku në minutën e katërt Alisson shënoi në portën e tij për 1-0.
Rezultati ishte i pandryshuar deri në minutën e 41-të, kur Alexander-Arnold shënoi për 1-1.
Në minutën e 67-të, Fornals shënoi golin e tij të pestë në pesë ballafaqime me Liverpool, duke ia dhënë epërsinë West Ham për 2-1.
Golin e tretë për vendasit e shënoi Zouma ndërsa krejt çfarë Liverpool arriti të bënte ishte ngushtimi i epërsisë me anë të Origit në minutën e 83-të.
Pas javës së 11-të në Premier League, në krye të tabelës është Chelsea me 26 pikë, në vendin e dytë është City me 23 pikë po aq sa ka edhe West Ham, ndërsa Liverpooli është në vendin e katërt me 22 pikë.