Lajmet e fundit
Menaxheri i Arsenalit thotë se Louis van Gaal ka bërë disa nënshkrime interesante dhe beson se United e ka rindërtuar mesfushën me blerjet e fundit.

Arsene Wenger mendon se Manchester United ka nënshkruar me dy mesfushorë të klasit botëror duke aluduar në Bastian Schweinsteiger dhe Morgan Schneiderlin.
Pas drejtimit të United drejt vendit të katërt sezonin e shkuar, Van Gaal ka lëvizur shpejtë për të siguruar lojtarët për kampanjën e re, para fillimit të afatit, duke transferuar Memphis Depay nga PSV dhe Matteo Darmian nga Torino.
“Ne e dimin se ata nuk do të ishin të kënaqur me përfundimin jashtë top treshes dhe se do t’u duhej t ë reagonin”.
“United ka bërë disa nënshkrime interesante. Ata përfunduan sezonin me idenë se duhej rindërtuar mesfusha dhe e bënë këtë duke nënshkruar me Schweinsteiger dhe Schneiderlin”.
“Të dy janë lojtarë klasi. Njëri që është duke u ngjitur në nivelet më të larta dhe tjetri që ka arritur gjithçka. Do të jetë interesante të shihet se si do të përshtaten me lojtarët tjerë”.