Lajmet e fundit

Ish trajneri i Arsenal, Arsene Wenger, mund të bëhet pjesë e Paris Saint-Germian.
Ai mund ta marrë rolin e drejtorit sportiv. Së fundmi Wenger raportohet se ka takuar Presidentin e klubit parisien, Nasser Al-Khelaifi. Ky takim është zhvilluar në Doha javën e kaluar, shkruan L’Equipe, transmeton Klan Kosova.
Skuadra nga Ligue 1 ka pasur sytë në ish menaxherin e Topçinjve që prej largimit të tij në fund të sezonit të kaluar nga Emirates Stadium.
Wenger mund ta pasojë Antero Henrique në pozitën e drejtorit sportiv, i cili ka qenë së fundmi në fokus të kritikave.