Lajmet e fundit

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se e kishte refuzuar mundësinë për t’u bërë trajner i Manchester United më 2001 për arsye se i kishte dashur vlerat e Arsenalit.
Ish-udhëheqësi i Manchester United, Martin Edwards, kishte kërkuar që ta zëvendësonte trajnerin legjendar Sir Alex Ferguson, pasi që ky i fundit atëbotë kishte njoftuar se do të pensionohej pasi të mbaronte sezoni 2001-2002.
Andaj, opsioni i parë i Edwards kishte qenë Wenger, i cili tha se pavarësisht se oferta ishte tërheqëse, ai i donte vlerat e Arsenalit.
I pyetur për arsyet se pse i kishte refuzuar Djajtë e Kuq, Wenger shpjegoi se nuk kishte parë arsye ta braktiste një klub filozofia e të cilit i përshtatej të tijës, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova.
“Sepse i dua vlerat e këtij klubi, dhe për mua, një klub ka të bëjë së pari me vlerat”, tha Wenger.
“Një ditë do të ishte bisede e mirë me shtypin kur të e vështronim evoluimin. Ju flisni për Manchester United, dhe evoluimi në 20 vjetët e fundit do të ishte shumë interesant”.
“Shumëçka ka ndryshuar, por kur pata ardhur këtu, ky klub ishte i vlerave të cilat i dua në sport. Prandaj jam ende në garë”.
“Andaj gjithmonë e vë veten në pyetje. Po, natyrisht, Manchester United është tërheqës, por a jam i lumtur këtu? Përgjigja është po”, përfundoi Wenger i cili sot e atë ditë mbetet trajner i rivalëve të United.