Lajmet e fundit

Trajneri i Arsenal, Arsene Wenger ka deklaruar se përkrahë idenë që në futboll të aplikohet video teknologjia në rastin e pozitës jashtë lojës.
Këto deklarata të tij kanë dalë pas anulimit të golit të Aaron Ramsey në derbin e javës së tretë kundër Liverpool.
Në rastin e Ramsey gjyqtari anësor ka referuar pozitë jashtë loje, duke anuluar golin për Arsenalin, ndonëse nga pamjet dukej që ai ishte në vijë me mbrojtësin e Liverpool, Skrtel.
“Në 50 vitet e ardhshme do ta kemi teknologjinë e golit. Ky besoj se do të jetë hapi i radhës i cili do të lehtësojë punën kur ka raste kontestuese. Unë besoj në aftësitë e gjyqtarëve por kjo do të lehtësonte punën edhe për ta. Nuk them kështu vetëm se ne u dëmtuam, por me anë të saj do të merren vendimet e duhura” ka thënë Wenger, transmeton Klan Kosova.