Lajmet e fundit

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se momenti i largimit të tij nga ky klub pas 22 vjetësh ‘nuk kishte qenë vërtetë vendimi i tij’.
“Momenti nuk ishte vërtetë vendim i imi. Për të tjera, tashmë kam folur”, tha Wenger.
“Fokusohem në atë që duhet ta bëj çdo ditë”, vijoi mes tjerash ai.
“Për momentin, punoj si zakonisht”.
Ai shtoi se do të vazhdonte të punonte ‘sigurisht’ në të ardhmen, por se nuk është i gatshëm që t’i përkushtohet ndonjë gjëje tjetër ‘për momentin.
“A ka një lamtumirë të përsosur? Nuk e di. Vetëm dua që t’ia dal sa më mirë që mundem”.
“Ky grup i lojtarëve meriton diçka të veçantë, dhe dua që ta bëj për ta, të arrij diçka me ta”.
“Kënaqësia ime më e madhe do të ishte që të jem i suksesshëm me lojtarët që i kemi”.