Lajmet e fundit

Trajneri i Arsenal, Arsene Wenger ka kritikuar sulmuesin Olivier Giroud pas ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen kundër Dinamo Zagreb.
Gunners u mposhtën me rezultatin 2:1 në Kroaci në ndeshjen e parë të Champions League.
Sulmuesi francez morri dy karton brenda 40 minutave, për t’i vështirësuar skuadrës së tij minutat e mbetura të takimit.
“Kartoni i parë ishte një ndërhyrje për ne por i dyti ishte aksident”.
“Në të parin ishim të pafat, por ai nuk duhej që të protestonte aq shumë”, ka thënë Wenger.
Kurse për ndeshjen ka thënë se kjo nuk ishte mënyra e duhur për të filluar garën e Champions League, por ka thënë se do të luftojnë që ta sfidojnë Bayern Munich për të marrë kreun e grupit, transmeton Klan Kosova.