Lajmet e fundit

Arsene Wenger ka konfirmuar që bisedimet për kontratë me Mesut Ozilin dhe Alexis Sanchezin do të rifillojnë këtë verë, me Arsenalin që shpreson në zgjatjen e kontratave të tyre.
Londinezët janë të vendosur që t’ua sigurojnë të ardhmen yjeve të vet, kur kanë mbetur më pak se 15 muaj në kontratat e tyre, por negociatat po duken të jenë të vështira, shkruan Goal.com, transmeton Klan Kosova.
“Ne jemi të përqendruar në fundin e këtij stinori dhe të flasim për këto gjëra gjatë verës”, tha Wenger për beIN Sports.