Lajmet e fundit
Shefi i Arsenalit ka thënë se egjiptiani ka të gjitha atributet për të qenë i suksesshëm në Angli.

Arsene Wenger beson se mobiliteti i nënshkrimit të ri të skuadrës Mohamed Eleny do t’i sigurojë përshtatje të shpejtë në futbollin anglez.
23 vjeçari kaloi tek skuadra londineze nga Basel për 5 milionë funte.
Mesfushori defansiv mund të ketë paraqitjen e parë për Arsenalin në përballjen me Burnley të FA Cup të shtunën.
“Ai është përbindësh”.
“Është lojtar shumë i shpejtë, aktiv dhe reagues”.
“Ndonjëherë i mungon fuqia, por është lojtar mobil. Besoj se i përshtatet lojës sonë”.