Lajmet e fundit

Arsene Wenger edhe njëherë ka refuzuar që të japë siguri për të ardhmen e tij, pavarësisht që Arsenal ka siguruar një vend në finalen e FA Cup, duke mposhtur Manchester Cityn.
I pyetur mbi optimizmin në stinorin e ardhshëm, në konferencën për shtypur të mbajtur pas ndeshjes, ai ndër të tjera tha se një ditë do të largohet.
“Një ditë do të largohem gjithsesi, por çfarë është e rëndësishme është se jam i sigurt që Arsenal gjithmonë do të jetë një klub i madh që çdokush e admiron”, tha francezi.
E ardhmja e Wengerit tashmë është bërë pika kryesore e thashethemeve në lidhje me Arsenalin, duke u vënë në pikëpytje qëndrimi i tij në Emirates edhe për në stinorin e ardhshëm.