Lajmet e fundit
Asi i Baselit pritet që të jetë nënshkrimi i parë i Arsenalit në janar, por megjithëse ka pranuar se do të ketë përforcime, Wenger nuk e ka konfirmuar dot akordin me të.

Arsene Wenger kat hënë se Arsenali do të mundohet që të përforcohet në janar, por se nënshkrimi me Mohamed Eleny nuk është ende i sigurt.
Raporte të shumta e kanë lidhur egjiptianin me klubin, duke shkuar deri aty se ai ka kryer testet mjekësore.
Por Wenger ka kërkuar nga fansat që të mos nguten për t’u gëzuar, megjithëse ka premtuar afat të kënaqshëm kalimtar.
“Eleny ka kryer testet mjekësore tek ne? Ju ditkeni më shumë se unë”.
“Ne nuk mund të konfirmojmë asnjë transferim për momentin”.
“Por janari do të jetë periudhë me shumë punë për mua”.