Lajmet e fundit

Trajneri i Arsenal, Arsene Wenger, ka reaguar pas ndeshjes të cilën skuadra e tij e humbi me rezultat 0:2 nga Chelsea.
Arsenal luajti me nëntë lojtar pasi ishin të përjashtuar Gabriel edhe Cazorla dhe kjo sipas francezit është e turpshme.
“Nuk e kuptoj këtë situatë, Costa duhej të përjashtohej dy herë në këtë ndeshje”, ka thënë Wenger.
“Këtë ai e bën për çdo ndeshje, tregohet shumë agresiv”, ka shtuar më tej Wenger.
Kurse në anën tjetër për Chelsean, kjo është vetëm fitorja e dytë në këtë edicion, transmeton Klan Kosova.