Wendy Williams është beqare dhe gati për lidhje dashurie.
Prezantuesja televizive ka folur për divorcin nga ish-bashkëshorti i saj Kevin Hunter duke thënë se është gati që të ecë përpara, ndonëse nuk e ka gjetur akoma dashurinë.
“Jam duke e rimarrë timonin e jetës time. Nuk kam të dashur, por jam duke e rizbuluar dashurinë. Dal në takime dashurie, madje dal kogja shpesh”, ka thënë Williams në një intervistë së fundmi.
Ajo ka thënë se shumë nga meshkujt që ajo i ka pjesë të stafit e kanë vizituar atë në ‘strehën e saj të beqarisë’ në New York.
“Parada e meshkujve do të vazhdojë sepse unë kam nevojë që të bart mobilje dhe t’i vë ato në vendet e tyre. Jam akoma duke hapur pakot – kjo është krejt çfarë mund të them”, ka thënë ajo me shaka.
54 vjeçarja ka aplikuar për divorc nga Hunter në muajin prill pas 23 vjetësh martesë. Ata kanë një djalë, Kevin Hunter Jr.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.