Lajmet e fundit

Prezantuesja Charlie Webster, e cila u kontraktua me malarie në Brazil, u rikthye përsëri në Mbretërinë e Bashkuar.
33 vjeçarja udhëtoi me një aeroplan të veçantë mjekësor me një ekip të profesionistëve të cilët vazhduan kujdesin e saj gjatë udhëtimit 20 orësh.
Gjendja e Webster mbetet e qëndrueshme por serioze, dhe ajo do të vazhdoj trajtimin e saj në një repart privat në Spitalin St James, në Leeds.
Në një mesazh të diktuar nga shtrati i saj në spital, ajo tha: “Unë i jam shumë mirënjohëse stafit në spitalin Copa D’or në Rio për kujdesin që kam marrë, që më shpëtoi jetën, transmeton Klan Kosova.
“Java e fundit ka qenë ferr dhe unë jam mirënjohëse që jam këtu”.
“Kam familjen dhe miqtë më të mrekullueshëm që më kanë mbështetur si dhe publikun e pabesueshëm. Jam e lumtur që do ta vazhdoj shërimin tim në Mbretërinë e Bashkuar”.
Ajo u sëmur në fillim të Olimpiadës Rio 2016 pasi përfundoi vetëm 3000 milje (4,828km) udhëtim, ciklin e bamirësisë nga Londra në Rio.
Gjendja e saj u përkeqësua shpejt dhe ajo u vu në gjendje kome të detyruar mjekësore. Mjekët e diagnostikuan një tendosje shumë të rrallë të malaries, dhe specialistë mjekësorë tani janë duke u përpjekur për të gjetur se ku mund të ketë kapur sëmundjen.