Lajmet e fundit

Kanë mbetur vetëm edhe pak muaj!
Modelja Katherine Webb e ka shpërndarë në internet një fotografi të barkut të saj, duke shkruar: “Po afrohemi”.
26 vjeçarja, e cila është shtatzënë me fëmijën e parë të të dashurit të saj AJ McCarron, i ka mbajtur fansat të mirë informuar rreth progresit të saj, pasi në nëntor njoftoi se pret ta sjellë në jetë një djalë.
“Kur e ndjej se si lëvizë, është ndjenja më e çmendur”, ka shkruar ish Miss Alabama për fotografinë e postuar. “Më pëlqen ta shohë edhe se si Aj struket së bashku me barkun tim”, transmeton Klan Kosova.
Katherine, e cila është martuar me AJ që nga korriku i vitit 2014, më parë kishte folur rreth përpjekjeve të tyre për t’u bërë me fëmijë.
“Faleminderit për lutjet tuaja për ne, meqë nuk ishte rrugë e lehtë”, shkroi ajo. “Ne e falenderojmë Zotin çdo ditë për këtë bekim të mrekullueshëm dhe mezi se mund të presim për ta ndarë këtë eksperiencë me të gjithë ju!!”.