Lajmet e fundit

Sulmuesi i Everton, Wayne Rooney dhe bashkëshortja e tij Coleen Rooney, janë bërë prindër edhe një herë.
Është vet gruaja e yllit të futbollit që ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se në shtëpinë e tyre do të kenë edhe një djalë, përcjell Klan Kosova.
“Shumë e lumtur për të mirëpritur edhe një djalë”.
“Cass Mac Rooney erdhi në jetë me 3.60 kilogramë. Ai është i shëndosh dhe i bukur”, ka shkruar ajo.
Për lindjen e djalit, është edhe klubi i Everton që ka uruar familjen e Rooney.
“Edhe një kaltërosh lindi. Urime të përzemërta Wayne Rooney dhe Coleen Rooney”.