Lajmet e fundit

Nisi si protestë paqësore në Washington të shtunën në mesditë.
Por në mbrëmje kjo ndryshoi kur përkrahësit e tashmë ish-presidentit, Donald Trump hasën në kundërshtarët e republikanit, teksa po shprehnin pakënaqësinë e tyre në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve të 3 nëntorit, transmeton Klan Kosova.
Nga konfrontimi mes dy grupimeve një person u therr me thikë, ndërsa u arrestuan 20 të tjerë dhe u konfiskuan disa armë.
Disa nga përkrahësit e republikanëve, u mblodhën më pas para hotelit ku qëndronin kundërshtarët e Trumpit duke brohoritur e kënduar himnin amerikan.
Por, për të ruajtur qetësinë mes tyre u përkujdes policia, veç se nuk shpëtuan pa u lënduar dy nga ta.
Organet e rendit u detyruan të shpërndajnë protestuesit anti-Trump.
Protesta të tilla vijnë një javë pas shpalljes së fitores së Joe Biden si president.