Lajmet e fundit

Tym, zhurmë, kaos dhe gazi lotsjellës janë prodhime të nje proteste – ose një seance të Kuvendit të Kosovës.
Ajo është bërë e zakonshme për partitë opozitare në këtë shtet të Ballkanit perëndimor për të shtyer votimin nëpërmjet përdorimit të gazit lotsjellës dhe taktikave të tjera shkatërruese, shkruan Washington Post, njofton Klan Kosova.
Madje në artikullin e publikuar nga Sandra Joireman, profesoreshë e shkencave politike në Richmond thuhet se kjo ndodh aq shpesh sa që Qeveria, u detyrua të marr detektorë më të fuqishëm metalik dhe të shtojë sistemin e ventilimit të ndërtesës.
E gjithë kjo për shkak të kufirit të kontestuar të Kosovës me Malin e Zi. Natyrisht konfliktet kufitare në mbarë botën mund të jenë të dhunshme. Por ndryshe nga konfliktet e mëdha për shkak të kufijve, kjo është në mes partive politike brenda të njëjtit vend.
Kosova është e fundit nga shtetet e ish-Jugosllavisë që fitoi pavarësinë. Pas 10 vjetësh të protestave të padobishme pacifiste në vitet 1990, Kosova luftoi një luftë me Serbinë nga 1998-1999.
Marrëveshja për demarkimin kufitar nuk ka qenë e diskutueshme në Mal të Zi, e cila ka marrëdhënie miqësore diplomatike me Kosovën.
Megjithatë partitë opozitare të Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila tërheq mbështetjen e saj nga kjo marrëveshje përgjatë kufirit të Malit të Zi, Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën, gjithashtu, pretendojnë se dokumentacioni me fakte të prezantuara ka gabime dhe se kufijtë e shtetit janë vendosur gjatë konfliktit me Serbinë- duke këmbngulur se kufiri është lartë në male.
Washington Post, shkruan edhe për shkallën e papunësisë për 15-24 vjeçarët, është në 55%. Nuk është e habitshme aspak, migrimi ilegal nga Kosova për në pjesë të tjera të Europës është rritur, derisa të rinjtë kërkojnë punë ata nuk mund t’i gjeni në shtëpi, thuhet në artikullin e publikuar nga Sandra Joireman në lidhje me gjendjen aktuale në Kosovë, njofton Klan Kosova.