Lajmet e fundit

Presitigjiozja "Washington Post" ka shkruar një artikull për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama lidhur me fotografinë me presidentin amerikan, Barack Obaman.
Lexoni artikullin më poshtë:
“Edhe sot Partia Demokratike vazhdon të paguajë për të nxjerrë artikuj në gazeta të dorës së dytë e të tretë matanë oqeanit, që përpiqet t'i shesë në Shqipëri si "bomba" kundër qeverisë së sotme, e cila u prit zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë pas vitesh të tëra dyersh të mbyllura”
Ky ishte reagimi i Zyrës së Shtypit të kryeministrit Edi Rama për një sërë shkrimesh që kishin lidhje me skandalin e pagesës 80 mijë dollarë të një fotografie me Barak Obamën.
Kryeministria nuk besoi se ngjarja kishte ngacmuar interesin e gazetarëve të huaj.
Menjëherë pas kësaj deklarate, nuk vonoi shkrimi dhe kronika e Zërit të Amerikës, që zbuloi rrëfimin e Bilal Shehut, bashkë me konfirmimin se origjina e 80 mijë dollarëve ishte e Shqipëria.
Një ditë më parë, agjensia prestigjioze e lajmeve Associated Press shkroi një përmbledhje të skandalit, që kulmon me kallëzimin penal të Partisë Demokratike dhe lë në pikëpyetje vendimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llallës për nisjen e procedimit penal.
Shkrimi është marrë nga të përditshmet në të gjithë botën. Washinton Post e ka publikuar së fundmi bashkë me media të tjera dhe lehtësisht mund të gjendet në internet.
