19.05.2016 · përditësuar para 3700 dite1 min lexim
Ndeshja e dytë në mes të Golden State Warriors dhe Oklahoma City Thunder ka kaluar në dominim total të Luftëtarëve nga Oaklandi i Californisë duke arritur fitore me rezultat 118:91, njofton Klan Kosova.
Warriors ka barazuar tashmë shifrat në 1:1 pasi që ndeshjen e parë e kishin humbur nga Thunder.
Lojtari kryesor i ndeshjes ka qenë MVP-ja i NBA-së, Stephen Curry, i cili ka arritur të shënojë 28 pikë duke dominuar kështu takimin.
Nga dyshja famoze e Thunder, Kevin Durant arriti 29 pikë, mirëpo ishte ylli tjetër Russell Westbrook, i cili nuk ka qenë në elementin e tij gjatë tërë ndeshjes duke mos arritur të përsërisin kështu përformancësn e ndeshjes së parë.
Tani seria e finaleve të Konferencës Perëndimore do të kalojë në Oklahoma, ku Thunder do të mundohen të shfrytëzojnë përparësinë e terrenit vendas.
Ndërsa në finalet e lindjes Clivland Cavaliers ka mposhtur Tornto Raptors me rezultat të përgjithshëm 115:84.
https://www.youtube.com/watch?v=V6UBI0llbX8
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.