Golden State Warriors vazhdojnë të pandalshëm rrugëtimin e saponisur drejt rikonfirmimit si kampionë të NBA.
Skuadra që po dominon basketbollin amerikan vitet e fundit shkatërroi 124–149 Chicago Bulls në “United Center”.
Dy herë MVP-ja, Stephen Curry, ndihmoi shokun e skuadrës, Klay Thompson, që t’ia thyejë rekordin e tre pikëshve në një ndeshje që ky i pari e kishe arritur më 2016 duke realizuar 13 të tillë.
Kështu, Thompson realizoi një me shumë, pra 14, për t’u bër lojtari që ka shënuar më së shumti treshe në një ndeshje të NBA-së.
Warriors shënoi 92 pike në pjesën e parë të lojës, edhe ky rekord i klubit.
https://www.youtube.com/watch?v=BEzRK8aT6tc
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.