Lajmet e fundit

Walter Palmer nuk e kishte idenë se po e ndiqte kafshën e famshme, kur vendosi ta vrasë luanin Cecil.
Dentisti i përgojuar nga Minnesota, vetëm tani ka folur për herë të parë që nga mbytja e luanit.
“Po ta dija se ai luan e kishte një emër dhe ishte i rëndësishëm për vendin ose për ndonjë studim, natyrisht se nuk do ta kisha vrarë”, ka deklaruar ai për AP, transmeton Klan Kosova.