Lajmet e fundit

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker gjatë ditës së sotme është interesuar për ngjarjet e Kumanovës. Ai, paraditen e së martës ka qëndruar në Tetovë ku është takuar me avokatët e të akuzuarve në rastin “Lagjen e Trimave” prej të cilëve në detaje është njoftuar për luftimet e vitit të kaluar në Kumanovë dhe për rrjedhën e procesit gjyqësor.
Paraprakisht ai ka takuar edhe familjarët e të akuzuarve, shkruan Alsat M.
Burime jo zyrtare bëjnë të ditur se Walker gjatë qëndrimit të tij në Tetovë ka takuar edhe disa përfaqësues të partive politike.