Lajmet e fundit

Ish ambasadori William Walker ka thënë, në protestën për lirimin e Ramush Haradinajt, se sjellja e drejtësisë franceze me liderin e Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës është e turpshme.
Ai ka deklaruar se e mbështet fort Haradinajn në sfidën e tij të radhës, si mik i tij, njofton Klan Kosova.
"Ramush Haradinaj është mik i mirë i imi. Jam këtu sot për të treguar solidaritetin me të dhe me të gjithë ju, nga tërë Kosova. Unë gjithmonë kam menduar se sistemi i drejtësisë në Francë është më i miri në botë. Por kjo që ka ndodhur me heroin e Kosovës atje është e turpshme". /klankosova.tv