Laurie Walker, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor në divizionin e NATO-s për Çështjet Politike dhe Sigurinë, ka deklaruar se anëtarësimi i Serbisë në NATO nuk është në rënd të ditës dhe nuk është as çështje për Aleancën, njofton Klan Kosova.
Walker ka thënë se NATO ka marrëdhënie të mira me Serbinë në terme të bashkëpunimit potencial dhe dialogut, por anëtarësimi eventual i Serbisë nuk është as çështje.
I pyetur rreth pretendimit eventual të Serbisë për anëtarësim, Walker ka përfunduar duke thënë se raportet me Serbinë do të ndërtohen në kuadër të partneriteti dhe jo anëtarësimit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.