Lajmet e fundit

Gjatë koncertit të së premtes në Gillete Stadium, këngëtarja Taylor Swift e ka marrë me vete edhe një të ftuar surprizë.
Swift dhe rok grupi 'Walk The Moon' kanë performuar hitin e këtij grupi 'Shut Up and Dance', të cilën mund ta shihni në videon e mëposhtme.
Këngëtarja ka tingëlluar jashtëzakonisht e kënaqur për faktin se kënduan bashkë në skenë, dhe i ka thënë fansave se ishte njëra ndër këngët më të mira që janë publikuar këtë verë.
Ajo ka sqaruar se kur e ka dëgjuar për herë të parë këngën, ka thënë: "Duhet ta kem këtë këngë, duhet ta blejë. Duhet ta dëgjoj në mënyrë të përsëritur dhe ta mësoj çdo fjalë të saj. Duhet të kërcej rreth shtratit tim me këtë këngë".