Lajmet e fundit

Bashkëlojtari i Wayne Rooneyt te Evertoni, Theo Walcott, shpreson që ky i pari të mbetet te klubi nga Merseyside.
Rooney u rikthye te skuadra e djalërisë verën e kaluar, por tani po thuhet se ai ka arritur marrëveshje me skuadrën amerikane, D.C. United.
“Natyrisht, do të doja që ai të qëndronte, më kujtohet që kisha biseduar me të në telefon, ai ishte një nga lojtarët kryesorë që më solli këtu, jam shumë mirënjohës për këtë, definitivisht”, tha Walcott për Sky Sports.
“Por nëse ai vendos që të shkojë, vetëm kam nevojë që t’ia uroj të gjitha të mirat realisht, atij dhe familjes së tij. Ai nuk ka nevojë më që t’i dëshmojë asgjë askujt”.
“Sidoqoftë, le të presim e të shohim. Siç thashë, do të doja që ta shihja atë të rrijë këtu”, vijoi mes tjerash ish-lojtari i Arsenalit.