Lajmet e fundit

Shefi i grupit Wagner tha se Moska ka rënë dakord me kërkesat e tij për më shumë municion, disa ditë pasi ai kërcënoi se do të tërhiqte njerëzit e tij nga Bakhmuti.
Të enjten, Yevgeny Prigozhin sulmoi partnerët e tij rusë, teksa të nesërmen ai tha se luftëtarët e Wagnerit do të largoheshin nga Bakhmuti deri më 10 maj.
Por gjatë ditës së sotme, Prigozhin tha se Moska kishte rënë dakord të siguronte furnizimet "të nevojshme për të vazhduar luftën" në qytet.
Kthesa e dukshme e Prigozhinit nuk është një surprizë e madhe. Ai është një kërkues publiciteti që nuk I ka realizuar kërcënimet e mëparshme, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Trupat ruse dhe luftëtarët nga Wagneri, një kompani private ushtarake, janë përpjekur të marrin kontrollin e Bakhmutit për muaj të tërë - pavarësisht nga vlera e tij e dyshimtë strategjike.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.