Pasi VV-ja tentoi vetë mbrëmë për ta votuar presidenten e vendit, shefja e grupit parlamentar të kësaj partie, Arbërie Nagavci sot i bëri thirrje opozitës që të jetë pjesë e këtij procesi.
Ajo deklaroi se përtej fajësimit e akuzave, më e rëndësishmja është që të gjendet një zgjidhje rreth kësaj çështjeje, raporton Klankosova.tv.
“Tani ne jemi deputetë të zgjedhur kemi mandat politik që të marrim vendime të cilat konsiderojmë që janë në interes të qytetarëve. Seanca është ftuar me 40 nënshkrime, në seancë kemi qenë 61 deputetë dhe kemi filluar seancën. Ndërkohë që procesi i votimit me votë të fshehtë e lejon që deri në përmbyllje të procesit mund të marrin pjesë të gjithë deputetët që janë të interesuar. Ne këtë pikë, në momentin që u pa që nuk janë 61 vota në kuti, e dinim që Haxhiu e ndërpreu seancën për të vazhduar”, deklaroi Nagavci para mediave, njofton Klankosova.tv.
“Presim që të vijnë deputetët, konsideroj që përtej fajësimit ose hedhjes së akuzave, e rëndësishme është që të gjejmë zgjidhjen dhe të zgjedhim presidenten e vendit. Jemi të interesuar të zgjedhim presidenten dhe të shmangim zgjedhjet, edhe këtu ju bëj thirrje deputetëve të partive të tjera që të vijnë dhe të ofrojnë mundësi që të shmangim zgjedhjet e reja për më shumë të zgjedhim presidenten tashmë që kemi propozime të reja e konkrete”, shtoi ajo.
Ndërkohë seanca është shtyrë për në orën 14:00 pasi opozita nuk mori pjesë as sot.
https://www.youtube.com/watch?v=OwQB3nL3OIk
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.