Lajmet e fundit

Dega e Vetëvendosjes në Obiliq bashkë me anëtarin e kryesisë, Rexhep Selimi sot kanë vizituar shtatoren e heroit Xhavit Haziri.
Ata kanë vendosur edhe lule tek kjo shtatore, transmeton Klan Kosova.
“Ai ka lindur më 3 shtator të vitit 1960 në fshatin Druar të Vushtrrisë. Xhavit Haziri ishte njëri nga udhëheqësit më të dalluar politik e ushtarak për çlirimin e Kosovës”, thuhet në faqen zyrtare të kësaj dege.