27.05.2021 · përditësuar para 1892 dite1 min lexim
Sot 65 deputetë i ngritën duart për ta shkarkuar bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
E kjo pikë, që nuk ishte fare në rend dite, krijoi zhurmë e ofendime mes deputetësh, pikërisht kur u kërkua nga Vetëvendosje që e njëjta të trajtohet këtë të enjte.
Deputetët e LDK-së kritikuan Zëvendës-Kryesuesen Saranda Bogujevci, që nuk po ua jep fjalën, njofton Klan Kosova.
Madje, u desh që t’i shkohet edhe tek ulësja, e cila u nervozua kur dëgjoi ofendime nga Arben Gashi.
E pavarësisht këtyre zhurmave, janë shumica e deputetëve ata që besojnë se AKP gjithqysh duhet të shuhet.
Por, nga opozita besojnë se kjo qasje e Vetëvendosjes nënkupton ri-kapje të institucioneve.
Por, bordi i AKP-së po shkarkohet sipas Kryeministrit Albin Kurti, me qëllim që të vij një bord i ri, e më pas të shuhet tërësisht kjo agjenci.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.