Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se qeverisja e tyre progresiste synon të sigurojë banim për të gjithë.
Sipas këtij subjekti, gjatë mandatit të parë do të mundësohet banimi i përballueshëm për 4 mijë familje, njofton Klan Kosova.
"Ky projekt 22 milionësh, nënkupton që familjet përfituese do të bëhen pronarë të banesave me këste prej 120 deri 150 euro në muaj, për një periudhë kohore që nuk tejkalon 150 muaj. Ky është vetëm fillimi, qeverisja jonë nuk do e lë askënd prapa dhe askënd jashtë. Do të sigurojmë banim për të gjithë".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.