Lajmet e fundit

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se vendimi i Gjykatës Supreme i kundërvihet aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Megjithatë, Vetëvendosja me anë të reagimit të saj në rrjetin social Facebook ka lënë të nënkuptohet se nuk do të ankohen në Kushtetuese për këtë vendim.
"Zgjedhjet do të mbahen më 14 shkurt, ndonëse ka përpjekje për pamundësimin e tyre. Ankesa në Gjykatën Kushtetuese do t’u jepte shpresë këtyre përpjekjeve. Lista jonë me 110 kandidatë garon në referendumin e 14 shkurtit. Vazhdojmë me aktivitetet tona drejt fitores plebishitare", thuhet në reagimin e tyre.
https://klankosova.tv/gjykata-supreme-le-kurtin-jashte-zgjedhjeve-pranon-pjeserisht-ankesen-per-aliun-e-demi-murtezin/