Lajmet e fundit

Xhevat Bislimi e Bajram Ajeti kanë aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje.
Dy ish-kryetarët e degëve të Nismës për Kosovën, po e rrumbullakojnë numrin prej 10 anëtarëve të këtij subjekti që brenda pak ditës u bënë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Klan Kosova.
E ky fakt, po e kënaq Visar Ymerin.
Por kryetari i partisë më të madhe opozitare, mohon se ata i kanë sulur për t’i marrë anëtarësinë, subjektit më të vogël politik parlamentar në krye me Fatmir Limajn
Nga ana e tij, Bislimi, që dikur drejtonte Nismën për Viti, thotë se me ndërrim partish, këta nuk po indoktrinohen, siç po thonë ish kolegët e tij, njofton Klan Kosova.
Për më shumë ndiqeni kronikën e përgatitur nga Besnik Tahiri.