Lajmet e fundit

Fitore Pacolli nga Vetëvendosje ka thënë se çfarëdo premtimi që kanë dhënë partitë e tjera politike janë të pabesueshme, “sepse vetë njerëzit që kanë hyrë në këto parti, nuk po ju besojnë”.
Ajo në Magazina Zgjedhore në Klan Kosova tha se Vetëvendosje është e hapur për njerëz të mirë, për njerëz që kanë parime dhe për njerëz që nuk i nënshtrohen.
“Vetëvendosje për dallim nga partitë e tjera politike, ka një alternativ, dhe të gjitha politika tona janë të shkruara në këtë alternativ”.
“Kjo alternativ do të aplikohet kur VV të vije në pushtet”.
“Disa pika, përfshijnë zhvillimi i planit zhvillimor, agjencitë zhvillimore të Kosovës, investime në Trepçë, Ushtria, ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike”.
“Vetëvendosje vjen me 40 prioritet gjatë qeverisjes”.
Ndërkaq në pytjen se si do t’ja dalë VV që t’i realizojë këto prioritete pa asnjë koalicion, Pacolli u përgjigj:
“Ne kemi thënë se Vetëvendosje ka koalicion popullin, së bashku me popullin do të bëjmë ndryshime të cilat i kemi premtuar”.
“Prioritet i cili është shumë më rëndësi, është se Vetëvendosje do të vendosë shtesa për secilin fëmijë, që të ketë fond t’i rrisë fëmijët deri në moshën 15-vjeçare”.
“Në momentin që VV del e para, atëherë partitë politike me të cilat kemi linja të kuqe, do t’i mbajmë ashtu”.