Lajmet e fundit

Lëvizja Vetëvendosje përmes faqes zyrtare në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se Policia ka arrestuar 3 aktivistë të kësaj lëvizje të cilët ishin duke u larguar nga zyra e Lëvizjes për të shkuar në shtëpitë e tyre.
Sipas tyre, policia ka dhënë të vetmin arsyetim se ata kanë pasur një laptop me vete dhe për këtë duhet të hetohen në njësinë e krimeve kibernetike.
Në këtë njoftim thuhet se në ndërkohë Policia ka arrestuar edhe 5 aktivistë të tjerë në një makinë tjetër duke i kontrolluar deri në detaje dhe është duke i mbajtur ende të ndaluar pa asnjë arsyetim, transmeton Klan Kosova.
“Kosova po shndërrohet në shtet policor.
Kjo gjendje nuk do të vazhdojë gjatë” thuhet në përfundim të këtij njoftimi të Lëvizjes Vetëvendosje.
Më poshtë është njoftimi i plotë në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje:
Policia ka arrestuar 3 aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! të cilët ishin duke dalur nga zyra e Lëvizjes për të shkuar në shtëpitë e tyre. Aktivistët ishin së bashku në makinën të cilën e ndaloi policia.
Policia të vetmin justifikim që u ka dhënë ishte: “ju keni një laptop me vete dhe ne duhet t’ju dërgojmë tek njësia e krimeve kibernetike për t’ju hetuar”!
Ndërkohë Policia e Kosovës i ka arrestuar edhe 5 aktivistë të tjerë në një makinë tjetër duke i kontrolluar deri në detaje dhe është duke i mbajtur ende të ndaluar pa asnjë arsyetim. Aktivistët janë duke i dërguar, me Njësit Special, në stacion policor, njësinë e hetimeve.
Ndërkohë furgonë të njësiteve speciale të Policisë së Kosovës po sillen në vazhdimësi rreth zyrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Kosova po shndërrohet në shtet policor.
Kjo gjendje nuk do të vazhdojë gjatë!
Aktivistët e arrestuar pa asnjë arsyetim janë:
Agron Kabashi
Astrit Dehari
Arbër Sejdiu
Liridona N. Gashi
Arianit Sopi
Shpresa Sejdiu
Egzon Balaj
Zgjim Hyseni