Lajmet e fundit

Lëvizja Vetëvendosje dje ka mbajtur tubimin e saj të radhës në Drenas, transmeton Klan Kosova.
Të pranishëm në këtë tubim ishin Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga kjo parti, kandidatë për deputet dhe një numër i qytetarëve.
Ndërsa kandidatja dhe nënkryetarja e Lëvizjes, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, deklaroi se gjendja e rëndë është në shëndetësi.
“Do të kemi një shëndetësi me qendër pacientin, se do të garantojmë sigurim shëndetësor universal dhe një sistem të unifikuar për sëmundjet kronike dhe onkologjike”, tha Dugolli.
Xhelal Sveçla, kandidati për deputet nga kjo parti, tha se të gjithë duhet t’i bashkohen kësaj partie më 6 tetor.
“Bashkë bëhemi në spital kur jemi apo kemi dikë sëmurë, bashkë presim para bankave për pensione të ulëta e kredi me kamata të larta, bashkë në shkolla, bashkë po hamë ushqime të skaduara e bashkë po thithim ajrin e ndotur”. Mirëpo, situata po ndryshon. “Siç thotë populli, ujku do mjegull, por mjegull s’ka më sepse erdhi dita. Erdhi dita kur edhe një fëmijë do ta dallojë të mirën nga e keqja”, tha Sveçla.
Sipas postimi të VV-së në Facebook thuhet se kandidati për deputet Rexhep Selimi, para të pranishmëve tha se Drenicës nuki kanë dhënë asgjë.
“Për 20 vite vetëm i kanë marrë Drenicës dhe nuk i kanë dhënë asgjë, vetëm i kanë marrë familjeve të dëshmorëve dhe nuk i dhanë asgjë”, tha Selimi.