Lajmet e fundit
Themelimin e Gjykatës Speciale po e kundërshtojnë fuqishëm Lëvizja Vetëvendosje. Në një tryezë të organizuar nga grupi parlamentarë i kësaj Lëvizje me temë “Politika e Jashtme e Kosovës në raport me kërkesën për krijimin e Gjykatës Speciale”, u tha se po krijohet edhe ngrirje totale e njohjes së Kosovës nga shtetet tjera.

Sipas Glauk Konjufcës, formimi i Gjykatës Speciale, mund t'i ngrijë njohjet e reja për Kosovën, për arsye se shtetet tjera po hezitojnë nga ajo se populli i Kosovës dhe vlerat më të larta të luftës së UÇK-së janë në gjykim.
Se Kosova nuk ka nevojë për Gjykatën Speciale e theksoi edhe Albin Kurti nga kjo lëvizje. Ai, në këtë tryezë tha se Gjykata ka nevojë për Kuvendin e Kosovës.
Kurti ndër të tjera tha se duhet të luftohen këta pushtetarë e të mos pajtohen me vendimet e tyre.
“Përmes themelimit të Gjykatës Speciale do të bëhet edhe shfajësimi i dështimit të EULEX-it dhe si UNMIK-u e EULEX-i, po ashtu, edhe kjo gjykatë pas themelimit të tij nuk do të na jap llogari”, tha Kurti.