Lajmet e fundit

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar të hënën një aksion protestues para komunës së Ferizajt kundër siç thanë shkeljeve ligjore që ka bërë Muharrem Sfarqa dhe pushtetit të tij komunal.
"Korniza afatmesme për një Komunë merr një kohë për t’u shqyrtuar. Procedura përfshinë lëshimin për diskutim te qytetarët, debatin me ta në komunitet, pastaj debatin publik. Me rastin e tashëm të procedimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore 2016-2018 për Komunën tonë, Sfarqa ka thyer ligjet dhe rregulloret me të cilat punon Komuna" thonë ata.
Sipas këtij subjekti politik, tekstin e dokumentit voluminoz udhëheqësia komunale e ka sjellë për diskutim më 24 qershor dhe se një ditë më vonë, më 25 qershor ka improvizuar një debat gjoja me qytetarë, por që në fakt janë thirrur vetëm strukturat partiake.
Qendra e VV-së në Ferizaj kërkon që dokumenti i tillë të mos votohet në Kuvend Komunal me nguti e pa u shqyrtuar, vetëm pse është vonuar ekzekutivi në përpilimin e tij.
Protesta u përkrah edhe nga ish-punëtorët e Fabrikës së tubave