Pas tre raundeve për votimin e këshilltarëve komunalë ka dështuar zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prizrenit.
Gazetarja Arbëresha Fazliu në një lidhje direkte në Klan kosova ka bërë të ditur se asnjëri nga dy kandidatët e propozuar nga grupet e asamblistëve, përkatësisht Sulltan Badallaj nga PDK dhe Muharrem Elezkurtaj nga VV nuk morën numrin e mjaftueshëm të votave për t’u zgjedhur në krye të këtij Kuvendi.
Kjo u pamundësia pasi asamblistët e LDK-së e lëshuan seancën ndërsa ata të AAK-së nuk votuan fare.
Pas këtij dështimi pritet që të caktohet një seancë tjetër ku do të votohet edhe njëherë për kreun e Kuvendit Komunal të Prizrenit.
Ky kuvend ka mbetur pa kryesues pasi Artan Abrashi i cili ishte në krye të tij tashmë është zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.