Skuadra e femrave e Vushtrrisë është shpallur kampione në Ligën e Parë të Basketbollit të Kosovës, pasi mposhti skuadrën nga Gjilani, United Basketball, me rezultat 66:62.
Edhe pse në ndeshjen e parë kishte humbur, vajzat nga Vushtrria e kthyen rezultatin e serisë në dy ndeshjet e radhës për t'u shpallur kampion, njofton Klan Kosova.
Vushtrria në edicionin e ardhshëm do të luajë në EBC Ligën e Femrave.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.