Lajmet e fundit

Profesori Lulzim Paci, që u bë i njohur përmes vallëzimeve të tij në rrjetin social TikTok, i ka bërë ftesë publike deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, që ta realizojnë një video vallëzimi bashkërisht.
Por në këtë ftesë, deputetja që ishte kritikuese ndaj tij, nuk pati përgjigje, njofton Klan Kosova.
Megjithatë, profesori thotë se u ndje shumë i lehtësuar pas mbështetjes që mori nga shumë njerëz në gjithë Kosovën, e madje thotë se mori ftesë nga disa ansamble që të bëhet pjesë e tyre, por këtë e shqyrton vetëm gjatë pushimit veror.
Krah mësimdhënësit të tyre dalin edhe nxënësit, që thonë se nuk e ka penguar asnjë moment procesin mësimor veprimi i profesorit.
Ndërkaq, Paci deklaron se edhe me familjen tashmë i ka ndrequr raportet, pasi i ka bindur se ajo çfarë ka bërë nuk ishte diçka e keqe.
https://www.youtube.com/watch?v=b8-MrYQYtmo