Lajmet e fundit

Shkolla e Mesme Teknike “Lutfi Musiqi” në Vushtrri u bë me grafite mbrëmjen e së enjtes.
Përgjegjësinë për këtë e mori Organizata “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist”.
Krahas këtij vendi arsimor, grafite të tilla u panë edhe në pjesë tjera të qytetit të Vushtrrisë. Për banorët e atjeshëm një veprim i tillë po konsiderohet paksa i nxitur.
Në qytetin që njihet edhe për konsumimin e shumtë të çajit, nuk kishte se si të mungonin grafitë për të. Nga Komuna e Vushtrrisë pavarësisht interesimit të televizionit, nuk ishin të qasshëm për komentim lidhur për çështjen.
Ndërsa, rasti u konfirmua edhe nga policia e cila bën të ditur se e ka cilësuar si prishje të rendit publik.