Lajmet e fundit

Gjysma e Vushtrrisë u vërshua dhe u mbulua nga uji i lumit Sitnica , i cili e shumëfishoi rrjedhën e tij pas reshjeve të fundit në vend.
Nga shtrati doli dhe përmbysi gjithçka pati. Si rrjedhojë e kësaj, u dëmtuan rreth 500 shtëpi.
Rëndë kanë pësuar edhe tokat bujqësore në fshatin Pestovë. Uji ka përmbytur të mbjellurat e banorëve. Dëmet që ka shkaktuar janë shumë të mëdha.
Derisa kryetari Xhafer Tahiri ka shpallur gjendje emergjente civile, ndërsa pret që në ndihmë t'i dalë qeveria për t'i kompenzuar banorët.