Lajmet e fundit

Vushtrriasit kanë bërë plane që në qytet të ndërtojnë një shesh me emrin e heroit kombëtar Hasan Prishtina.
Por që të bëhet një gjë e tillë, duhet që objekti i komunës së vjetër të rrënohet, njofton Klan Kosova.
Me një hapësirë prej 21 ari në shesh do të ketë hapësira të gjelbra, shtigje të këmbësorëve e amfiteatër të hapur, si dhe në këtë shesh do të vendoset edhe një shtatore e heroit.
Njoftimet për kontrata të ndërtimit të sheshit tashmë janë publikuar dhe i gjithë ky projekt pritet të realizohet brenda vitit.
Kronikë nga Merita Neziri