Lajmet e fundit

Ndërmarrja që furnizonte me ujë dhe ua largonte mbeturinat banorëve të Vushtrrisë së viteve të 80-ta po ribëhet përsëri, veçse tashti me një veprimtari krejt tjetër.
Këtë të premte qeveria ka autorizuar themelimin e saj, derisa besohet se si kompani do të përmirësojë ofrimin e disa shërbimeve.
Për këtë ndërmarrje publiko-lokale, që pritet të fillojë punën brenda dy muajsh, tashmë është vendosur edhe vendi.
“Do t'i propozojmë kuvendit të komunës që kjo ndërmarrje të vendoset tek objekti i ish-TMK-së, tek gjykata, fillimisht aty pastaj menjëherë do të fillojmë procedurat për themelimin e ndërmarrjes dhe zgjedhjes së bordit”, ka thënë kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Me krijimin e një kompanie të tillë, komuna po tenton të kursejë kohën në procedurat e prokurimit, si dhe të krijojë vende të reja pune.